75 Mall Live Search
10:04 / E Shtunë, 22 Maj 2021 / A. M.

Arrestohet këngëtari i njohur shqiptar

Telashe për këngëtarin e njohur dhe shumë të dashur për shqiptarët, Aleksandër Gjoka. “BalkanWeb” mëson se këngëtari i rrokut është arrestuar nga policia, pasi akuzohet se drejtonte mjetin në gjendje të dehur.

Arrestimi i këngëtarit Aleksandër Gjoka, ja sqarimi i policisë - Gazeta Mapo

Burimet bënë me dije se Gjoka udhëtonte në mjetin e tij, kur patrulla e policisë e ndaloi sot dhe pasi iu nënshtrua testit të alkoolit, u vërejt se nivelin i tij në gjak ishte mbi normën e lejuar.

Kanë qenë efektivët e komisariatit nr.4 ata që kanë ndaluar dhe më pas shoqëruar në polici këngëtarin Gjoka.