75 Mall Live Search
19:54 / E Enjte, 04 Shkurt 2021 / Blerim

Arrestohet kërcënuesi i analistit Shkelzen Gashi

Policia e rajonit të Prishtinës në vazhdën e masave dhe veprimeve policore që po ndërmerr  me qëllim parandalimin e rasteve kriminale si dhe kapjen e personave të dyshuar si  autor të veprave të inkriminuara, mbrëmë rreth orës 20:00 ka kryer arrestimin e një të dyshuari.

Policia ka njoftuar se ka arrestuar të dyshuarin Sh. K, mashkull 54 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës.

IndeksOnline mëson se i arrestuari ka kërcënuar analistin Shkezen Gashi, ish-këshilltar i Albin Kurtit.

Policia ka vënë në pah se denoncimi në polici ka ngritur dyshimet se i dyshuari më datë 31.01.2021 rreth orës 09:00, ka ngacmuar ankuesin duke e përcjellë të njëjtin dhe duke i shkaktuar shqetësim me veprimet e tij.