75 Mall Live Search
22:01 / E Shtunë, 11 Janar 2020 / indeksADMonline

Arrestohet kërcënuesi i prokurores, Drita Hajdarit

Para pak minutash është arrestuar  njëri nga personat e dyshuar për kërcënimin e prokurores speciale, Drita Hajdari.

IndeksOnline nga burimet e veta ka mësuar se i dyshuari është nga Prishtina.

Prokurorja Drita Hajdari ka marrë kërcënime serioze, e cila sot gjatë ditës është paraqitur në Polici.

Rastin për Indeksonline e ka konfirmuar zëdhënësi i PK, Bajram Krasniqi. Ai ka thënë se rasti po trajtohet nga njësitë relevante policore, në bashkëpunim dhe koordinim me prokurorinë kompetente.

“Mund të konfirmojmë se e njëjta sot është paraqitur në stacion policor, për ta raportuar një rast, për të cilin është duke u intervistuar. Rasti do të trajtohet nga njësitet relevante policore, në bashkëpunim dhe koordinim me prokurorinë kompetente”, ka thënë Krasniqi për Indeksonline.

Drita Hajdari kishte  ngritur aktakuzën në rastin “Pronto”./Indeksonline/