75 Mall Live Search
09:42 / E Shtunë, 22 Nëntor 2025 / F.R

Arrestohet kosovari në Tiranë, kishte makinën plot me drogë

Policia e Tiranës në bashkëpunim me atë të të Krujës kanë arrestuar një shtetas 43-vjeçar nga Kosova, i cili u kap duke transportuar me automjetin e tij rreth 23 kilogramë lëndë narkotike të llojit kanabis.

Dyshohet se droga do të trafikohej drejt Kosovës. Arrestimi u krye në zonën e quajtur “Ura e Stafukës”, në fshatin Larushk, ku shërbimet e policisë ndaluan automjetin tip Skoda që drejtohej nga i dyshuari, shkruan Topchannel.

Gjatë kontrollit në automjet u gjetën çantat me lëndë narkotike, të cilat u sekuestruan së bashku me mjetin.

Policia njofton se vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të aktivitetit dhe për identifikimin e mundshëm të bashkëpunëtorëve.