75 Mall Live Search
20:39 / E Enjte, 27 Gusht 2020 / indeksADMonline

Arrestohet kosovari që kontrabandoi pesë sirianë në Kosovë – si ndodhi ngjarja

Pesë sirianë kanë hyrë në Kosovë Ilegalisht. Të njëjtit janë ndihmuar nga një person i cili është arrestuar nga policia e vendit.

Tre meshkuaj, një grua dhe një fëmijë janë kontrabanduar në pikën kufitare që ndan Kosovën me Shqipërinë.

Polica ka arrestuar një person, dyshohet se ka kontrabanduar pesë sirianë nga Shqipëria në Kosovë.

Këto kodra ndajnë Kosovën dhe Shqipërinë.

E kjo zonë shpesh përdoret nga emigrantët për kalim ilegal të kufirit për të hyrë në territorin e Kosovës.

Madje një dukuri e tillë nuk është e rrallë në këtë zonë.

Një rast i tillë ka ndodhur edhe të mërkurën.

Kësaj radhe 5 shtetas sirianë, përmes këtyre kodrave kishin arritur të futeshin ilegalisht në territorin e Kosovës.

Por, plani i tyre mbeti në gjysmë.

Kjo pasi që ata u diktuan nga njësitet policore.

Ndërsa, sipas togerit Latfi Hoxha, sirianët po transportoheshin nga një taksist dhe u ndalën nga Policia Kufitare në r. Vlashnje.

Hoxha shtoi se emigrantët janë dorëzuar në Qendrën për Azil Kërkues në Magure.

Ndërkaq taksisti që po i transportonte emigrantët është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Gjithë këtë ngjarje e kanë parë edhe dëshmitarë.

Një nga ta tregon se si ndodhi ngjarja, raporton t7.

Ky i fundit thekson se në rrugën për Vlashnje të Prizrenit ka pasur mjaft raste te tilla ku shtetasit emigrant shetiteshin në këto anë.

Por, që sipas tij në këtë kohë të Pandemisë, rastet janë pakësuar.

Kjo nuk është hera e parë që shtetasit sirianë tentojnë të hyjnë ilegalisht në shtetin e Kosovës.

Madje muaj më parë nje shtetas sirian duke tentuar të ikë nga kapjes e policisë kufitare kishte rënë nga një urë në autostradën Ibrahim Rugova, ku kishte pësuar lëndime të rënda.