Arrestohet kosovarja që mashtroi zviceranet duke u paraqitur si mjeke
Policia Zvicerane ka arrestuar kosovaren Imera I, e cila duke u prezantuar si mjeke i mori një çiftit zviceran mbi 200 mijë franga.
20 minutën raporton se arrestimi i saj është bërë në shtëpinë e saj dje në mëngjes, transmeton Indeksonline.
Kryeprokurori, Adreas Zuber ka konfirmuar arrestimin e 36 vjeçares me origjinë kosovare.
“Kishte një kërkim në shtëpi dhe personi u arrestua”, ka thënë ai.
Arrestimi erdhi pas dy ankesave që u bënë ndaj saj që duke u shtirë si mjeke mashtroi zviceranët.
Madje, ajo prezantoi një kontratë të punës kinse punonte në një spital, mirëpo, dokumentet ishin të falsfikuara./Indeksonline/
