Arrestohet kryesuesi i Bordit të Drejtorëve të Trafikut Urban në Prishtinë

Policia e Kosovës, Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion (DHKEK), ka njoftuar se në tri lokacione të ndryshme, në tri raste të ndara, ka arrestuar gjashtë persona të dyshuar për përfshirje në veprimtari penale.
Në mesin e tyre është edhe Ruhan Beha, kryesues i Bordit të Drejtorëve të Ndërmarrjes “Trafiku Urban”.
I arrestuari, dyshohet se ka tejkaluar autorizimet e tij dhe mundohet të ndikojë në vartësit e tij për pranim të një kandidateje në një konkurs punësimi
“Rasti i dytë, sot, më 13.02.2020, pas hetimeve paraprake, nën dyshimin për përfshirje në veprat penale: Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar dhe Ushtrim i ndikimit, hetuesit policorë
kanë arrestuar të dyshuarin: R.B., viti i lindjes 1982, mashkull kosovar, (Kryesuesi i Bordit të Drejtorëve – Trafiku Urban në Prishtinë). I arrestuari, dyshohet se tejkalon autorizimet e tij dhe mundohet të ndikojë në vartësit e tij për pranim të një kandidateje në një konkurs punësimi”, thuhet në njoftim.
Policia bën të ditur se me aktvendim të prokurorëve kompetentë, gjashtë të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.