Arrestohet Kushtrim Krasniqi, i përfshirë në një plagosje në “Duplex”

Policia e Kosovës ka arrestuar para pak çastesh Kushtrim Krasniqin nga Prishtina (Kolovica).
Indeksonline mëson se i dyshuari ishte i përfshirë në një plagosje në “Duplex”, Prishtinë.
Mësohet se ai akuzohet për përleshje fizike me sigurimin e diskotekës së njohur të kryeqytetit.

Vlen të theksohet se Krasniqi ishte në kërkim nga autoritetet e sigurisë/drejtësisë qe disa muaj. /Indeksonline/