75 Mall Live Search
08:40 / E Martë, 03 Nëntor 2020 / A. M.

Arrestohet legjenda e Man Utd Ryan Giggs, dyshohet se rrahu të dashurën

Kobmëtarja e Uellsit ka anuluar konferencën për media që duhet të mbahej sot.

Arsye për këtë është arrestimi i trajnerit Ryan Giggs.

“The Sun” raporton se legjenda e Manchester United ishte arrestuar nga policia të dielën në shtëpinë e tij pasi kishte ushtruar dhunë ndaj të dashurës, transmeton Indeksonline.

Megjithatë, Giggs ka mohuar të gjitha akuzat.

Federata e Futbollit të Uellsit mund ta shkarkojë 46 vjeçarin nga posti i trajnerit, nëse vërtetohet se Giggs dhunoi të dashurën.

/Indeksonline/