75 Mall Live Search
11:51 / E Martë, 10 Mars 2026 / G T

Arrestohet legjenda e Manchester Cityt, u përfshi në një përleshje

Ish-mesfushori i njohur, Joey Barton është arrestuar këtë mëngjes me dyshimin për rrahje, pas një sherri që ndodhi në një klub golfi.

Sipas informacionit të siguruar nga “Daily Mail Sport”, Barton, i cili ka luajtur më parë për Manchester City dhe Newcastle Unitedi, është një nga dy burrat e ndaluar pas incidentit pranë Klubit të Golfit Huyton dhe Prescot në Merseyside, shkruan Indeksonline

Shërbimet e urgjencës u thirrën në vendngjarje të dielën në mbrëmje pas raportimeve për një sulm. Një person u dërgua në spital për vlerësimin e lëndimeve në fytyrë dhe brinjë, ndërsa autoritetet po hetojnë rrethanat e saktë të ngjarjes.

/Indeksonline/