75 Mall Live Search
11:33 / E Hënë, 30 Qershor 2025 / L A

Arrestohet legjenda e Manchester Unitedit

Është arrestuar së fundi një legjendë e Manchester Unitedit.

Bëhet fjalë për Paul Ince-n, i cili u arrestua për shkak se ishte duke ngarë veturën në gjendje të dehur.

Ai po ashtu kishte bërë edhe aksident shkaku i kësaj, ku kishte goditur një rezervuar qendror rrugor.

Policia e Cheshire-t tha se 57-vjeçari është liruar me kusht për t’u paraqitur në Gjykatën e Magjistraturës në Chester, më 18 korrik.

Ince njihet për karrierën e tij futbollistike ku kishte luajtur për skuadra të mëdha si Manchester Unitedi, Interi dhe Liverpooli.

Ai po ashtu është lojtari i parë me ngjyrë që arriti të mbante shirin e kapitenit te kombëtarja e Anglisë, gjë që e arriti në vitin 1993./IndeksOnline/