75 Mall Live Search
09:02 / E Enjte, 02 Nëntor 2023 / k.v

Arrestohet llapjani, i bëri për spital katër anëtare të familjes

Një rast i dhunës në familje ka shpërthyer mesditë e së mërkurës në Podujevë. Një mashkull është arrestuar pasi që i njëjti ka rrahur katër anëtaret e familjes, transmeton IndeksOnline.

Prokurori është informuar për rastin dhe i njëjti ka urdhëruar se i dyshuari të dërgohet në qendrën e mbajtjes deri në një vendim të radhës të organeve të drejtësisë.  

“Të mërkurën në orën 12:30 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti pas një mosmarrëveshje,  ka shkaktuar dhunë fizike dhe psikike ndaj katër viktimave kosovare. Katër viktimat kanë pranuar tretman mjekësor. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit,  i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.

Rasti është në procedurë hetimore./IndeksOnline/