75 Mall Live Search
10:55 / E Hënë, 04 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Arrestohet llapjani pasi kërcënoi ish-bashkëshorten

Është arrestuar një person i dyshuar në Podujevë, pasi që i njëjti nuk kishte respektuar urdhrin mbrojtës të gjykatës, pasi që para gjashtë muajve ishte ndarë nga bashkëshortja e tij dhe janë në proces gjyqësor.

I dyshuari vazhdimisht kishte kanosur ish-bashkëshorten e tij përmes telefonit, dhe përmes rrjetit social.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, thuhet në raportin e policisë./Indeksonline/