75 Mall Live Search
10:11 / E Enjte, 16 Mars 2023 / LB

Arrestohet llapjani pasi publikoi fotografitë nudo të ish të dashurës

Një person në Podujevë është arrestuar pasi ka publikuar fotografitë nudo të ish të dashurës së tij.

Sipas raportit 24-orësh, i dyshuari me vendim të prokurorit, pas intervistimit, është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

Rasti është iniciuar si “Keqpërdorim i fëmijëve në pornografi”.

Podujevë 15.03.2023 – 11:14. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që ka publikuar një foto nudo të ish të dashurës së tij viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.