75 Mall Live Search
09:24 / E Mërkurë, 03 Prill 2024 / k.v

Arrestohet llapjani për kanosje të policit

Është arrestuar një person në Podujevë pasi që i njëjti gjatë shqiptimit të një gjobe për kundërvajtje trafiku, ka kanosur verbalisht zyrtarin policor.

Rasti ka ndodhur të martën në mesditë në stacionin policor në Podujevë, transmeton IndeksOnline.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në qendrën e mbajtjes.

Ndaj të dyshuarit është hapur rast për kanosje./IndeksOnline/