Arrestohet llapjani që ia fshehu pasaporten me vizë gjermane vajzës së tij

Një person nga Podujeva është arrestuar dje mbi dyshimin se ai ka privuar nga liria vajzën e tij.
Sipas asaj që raporton Policia e Kosovës, “i dyshuari përkundër dëshirës së viktimës (vajzës së tij), ia kishte marrë komplet dokumentacionin personal (pasaportën me vizë gjermane) dhe ia kishte grisur biletën kthyese”.
Me aktvendim të prokurorit kujdestar, te dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë dhe i njëjti është dërguar në qendrën e ndalimit në Prishtinë.