75 Mall Live Search
10:42 / E Hënë, 13 Maj 2019 / indeksADMonline

Arrestohet llapjani që ushtronte dhunë psikike ndaj gruas së tij

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Podujevë i cili dyshohet se ka ushtruar presion ndaj gruas së tij.

“I dyshuari mashkull K-Shqiptar është shoqëruar në Stacionin Policor, pasi që i njëjti ka ushtruar dhunë psikike ndaj bashkëshortes së tij viktimës femër K-Shqiptare”, thuhet në raport, transmeton Indeksonline.

Sipas policisë, viktima me vetë dëshirë është dërguar te familjarët e saj, ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt. /Indeksonline/