Arrestohet logopedi në Podujevë, kapi për flokë një vajzë të mitur

Një nënë ka raportuar në Policinë e Kosovës se ndaj vajzës së saj të mitur ishte ushtruar dhunë fizike (kapur për flokësh) nga logopedi, ku ishte duke u trajtuar viktima.
Rasti ka ndodhur dje gjatë ditës në Podujevë, raporton Indeksonline.
I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.