Arrestohet malazezi në Prishtinë, i vodhi para një shtetasi të Turqisë

Një shtetas i Malit të Zi është arrestuar gjatë vikendit si i dyshuar për vjedhje të ndodhur në rrugën “Anton Çeta” në Prishtinë.
Sipas policisë, i arrestuari dyshohet se i vodhi para të gatshme një shtetasi të Turqisë, transmeton IndeksOnline.
Lidhur me rastin janë intervistuar palët dhe me vendim të prokurorit kujdestar të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor për 24 orë./IndeksOnline/