75 Mall Live Search
09:43 / E Enjte, 21 Nëntor 2024 / k.v

Arrestohet mashtruesi i mitur në Prishtinë

Të mërkurën në mesditë, një person i mitur është arrestuar për shkak se ai dyshohet se disa herë përmes mashtrimit ka marrë nga viktima mashkull (i mitur) shumën nga 10 euro.

Policia ka njoftuar se arrestimi i të dyshuarit ka ndodhur të mërkurën rreth orës 13:00 në rrugën “Rugova” në Prishtinë.

I dyshuari pas inicimit të rastit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje./IndeksOnline/