75 Mall Live Search
10:07 / E Premte, 13 Qershor 2025 / L K

Arrestohet mashtruesi i Pejës, Gazmend Zekaj, iu merrte para qytetarëve kinse për aplikime në subvencione

Policia e Kosovës e ka arrestuar të dyshuarin për disa mashtrime në Pejë, Gazmend Zekën.

Ai dyshohet se ka mashtruar dhe ka vënë në lajthitje disa qytetarë të cilëve u merrte para me pretendimet se do aplikonte për subvencione në bujqësi.

Këto mashtrime i bënte duke u shtirur si punëtor i komunës.

Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se Zeka ishte i dënuar me vendim të plotfuqishëm me burgim prej 1 vit e gjysmë, por ai vazhdonte të shijonte lirinë./Indeksonline/