Arrestohet mashtruesi në Gjakovë, i mori 3 mijë euro një femre

Një person është arrestuar të martën në qendër të Gjakovës pasi që i njëjti në dhjetor të vitit të kaluar kishte mashtruar një femër duke i marrë 3 mijë euro në këmbim të një dokumenti.
Policia ka njoftuar se rasti ka ndodhur në rrugën “Ismail Qemali” në Gjakovë, transmeton IndeksOnline.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që ka mashtruar duke i marr 3000 euro në këmbim të një dokumenti nga viktima femër kosovare. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.
Për rastin ka njoftuar edhe Prokuroria e Shtetit.
“Është ndaluar për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Mashtrimi””, ka njoftuar prokuroria./IndeksOnline/