Arrestohet, mbante në shtëpi substanca narkotike dhe armë pa leje

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Gjakovë pasi bastisën shtëpinë e tij dhe gjetën 69 gram marihuanë dhe 37 fishekë të arëve të zjarrit.
Pas intervistimit i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se gjatë bastisjes në shtëpinë e tij janë gjete dhe sekuestruar: 69 gram substanca të dyshuara narkotike të llojit marihuanë, një peshore digjitale dhe 37 fishekë të armëve të zjarrit. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.