75 Mall Live Search
17:48 / E Premte, 03 Mars 2023 / Gj. Sh

Arrestohet mbrojtësi 19 vjeçar i Serie A, u kap me hashash, kokainë dhe 60 mijë euro

Mbrojtësi 19-vjeçar i Veronës, Abdourramane Diaby është arrestuar nga policia e Romës më 27 shkurt. Futbollisti ka rënë pre e një kontrolli rutinë të policisë, teksa në makinë iu gjetën rreth 60 mijë euro.

Më pas karabinierët shkuan në shtëpinë e tij, në kryeqytetin italian, ku gjetën 160 gramë hashash dhe 2 gramë kokainë. Mbrojtësi 19-vjeçar ishte nën monitorim nga policia, pasi një vit më parë, në shtëpinë e tij u gjetën rreth 2.5 kilogramë hashash.

Aktualisht Diaby është në paraburgim, në pritje për të dalë para gjykatës, teksa do të duhet të japë llogari jo vetëm për lëndën narkotike, por edhe për paratë që iu gjetën në makinë.

Mbrojtësi i Veronës, Diaby