75 Mall Live Search
15:44 / E Hënë, 09 Shkurt 2026 / OSH

Arrestohet mësimdhënësi që rrahu një nxënës në Prishtinë

Një rast i dhunës në shkolla është parë në shkollën “Pavarësia” në Prishtinë. Mësimdhënësi Abaz Kadriu ka regjistruar dhunë ndaj një nxënësi në ambientet e shkollës dhe në sy të nxënësve të tjerë.

Pas publikimit në media, Policia ka arrestuar mësimdhënësi Kadriu.

Rastin për Indeksonline e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë, Enis Pllana.

“Sot rreth orës 12:00, kemi pranuar informatën për një rast sulmi fizik të ndodhur në një shkollë fillore në Prishtinë. Menjëherë policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka shoqëruar në stacion policor palët e përfshira në rast. Aktualisht policia në koordinim me prokurorinë ka nis një hetim për zbardhjen e rastit”, tha Pllana për Indeksonline.