75 Mall Live Search
11:32 / E Premte, 04 Qershor 2021 / OSH

Arrestohet mësuesi nga Malisheva, rrahu nxënësin ‘shpulla’ gjatë orës së mësimit

Gjatë ditës së djeshme në Malishevë është arrestuar mësimdhënësi që ka keqtrajtuar fizikisht nxënësin e tij.

Lidhur me rastin në fjalë detaje kanë dhënë policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh, shkruan IndeksOnline.

“KEQTRAJTIM GJATË USHTRIMIT TË DETYRËS ZYRTARE 

Malishevë, 02.06.2021-11:30.  Me 03.06.2021  është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti kishte keqtrajtuar fizikisht nxënësin e tij.  I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raport./IndeksOnline/