11:49 / E Premte, 08 Mars 2019 / indeksADMonline

Arrestohet mësuesi që rrahu nxënësin në Malishevë

Policia raporton se ka arrestuar mësuesin nga Malisheva i cili përmes disa video incizimeve të publikuara në rrjete sociale është parë duke e keqtrajtuar një nxënës.

I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.

“Keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizimeve publike. Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar i cili përmes disa video incizimeve të publikuara në rrjete sociale është parë duke e keqtrajtuar një person. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë.