Arrestohet mësuesja pasi kreu marrëdhënie seksuale me 17-vjeçarin

Mësuesja 37-vjeçare Meghan Mary Rodriguez nga Florida në SHBA është arrestuar pasi mendohet se ka kryer marrëdhënie intime me një nxënës të moshës 17-vjeç.
Mësuesja është e martuar dhe dyshohet se ka nisur marrëdhënien me djalin përmes mesazheve erotike dhe më pas kanë përfunduar duke kryer marrëdhëniet seksuale.
Djali nga frika se zysha mos e ngelte në provime i ka treguar prindërve dhe ata e kanë diskutuar më pas me drejtorinë e e shkollës.
Meghan u mor në pyetje dhe mohoi të gjitha akuzat dhe faktin se ka kryer marrëdhënie seksuale me të miturin, thjesht pranoi se janë puthur në buzë.
Momentalisht ajo është e arrestuar derisa hetimet të zbulojnë të vëretën e ngjarjes.

