75 Mall Live Search
13:59 / E Enjte, 26 Dhjetor 2024 / L K

Arrestohet ministri i Sigurisë së Bosnjë-Hercegovinës

Ministri i Sigurisë së BiH-së Nenad Neshiq u arrestua të enjten së bashku me gjashtë persona të tjerë dhe të gjithë dyshohet se janë të përfshirë në veprën penale të korrupsionit, konfirmuar gjatë ditës nga selia e Prokurorisë së BeH-së në Sarajevë.

Milan Dakiq , drejtor i ndërmarrjes publike “Putevi Republika Srpska”, sipërmarrësi Mladen Lucić dhe katër persona të tjerë janë arrestuar në hetimin e zhvilluar së bashku me Drejtorinë për Krimin e Organizuar të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Republikës Srpska.

Ata dyshohet se si drejtues të JP “Putevi RS” dhe persona që kanë bërë biznes me kompaninë në fjalë, kanë kryer veprat penale të komplotit për kryerjen e veprave penale, pastrim parash, shpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar dhe marrje ryshfeti.

Neshiq është gjithashtu kreu i Aleancës Popullore Demokratike (DNS), një parti që është një partner koalicioni i Aleancës së Social Demokratëve të Pavarur (SNSD), të kryesuar nga Milorad Dodik . Përveçse në nivel shtetëror, DNS është edhe pjesë përbërëse e qeverisë në RS./Indeksonline/