11:00 / E Premte, 10 Maj 2024 / k.v

Arrestohet motoristi në Prizren, po lëvizte pa drita dhe i armatosur (Foto)

Policia ka ndaluar pas mesnate një motoçikletë në Prizren, e cila po lëvizte pa drita dhe gjatë kontrollit në bagazhin e saj është gjetur një armë zjarri.

Në lidhje me rastin është njoftuar Njësiti i hetuesisë dhe forenzika të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe pas shikimit të vendit të ngjarjes arma e zjarrit është sekuestruar.

I dyshuari (SH.S. 2004) është shoqëruar në Stacionin policor  në Prizren dhe është intervistuar në prezencën e avokatit.

Është njoftuar edhe  Prokurori i shtetit dhe ai ka urdhëruar që i dyshuari të ndalohet për 48 orë.

Në këtë rast nga Stacioni policor Prizren janë filluar hetimet për veprën penale “Mbajtje në pronësi kontroll, posedim apo shfrytëzim i pa autorizuar i armës” dhe rasti ka kaluar në Sektorin e hetimeve./IndeksOnline/

Arma e zjarrit e konfiskuar nga Policia