Arrestohet murgesha mafioze në Itali, e përfshirë në grupin kriminal “Ndrangheta”. Ja roli i saj

Një murgeshë, motra Anna Donelli, është ndër 25 të arrestuarit në një hetim nga Prokuroria e Breshas kundër një grupi të dyshuar kriminal të lidhur me “Ndrangheta”-n.
Sipas akuzës, murgesha ishte “në dispozicion të shoqatës për të garantuar lidhjen me bashkëpunëtorët e ndaluar në burg”. Mes të arrestuarve janë edhe ish-këshilltarë bashkiakë të Breshas.
25 personat e arrestuar akuzohen për zhvatje, trafik armësh dhe droge, tregti mallrash të vjedhura, fajde, krime tatimore dhe pastrim parash. Të përfshirët akuzohen favorizuar bandën e Tripodit të Kalabrisë, “si për të përfituar përfitime të paligjshme financiare ashtu edhe për të ruajtur dhe forcuar kapacitetin operacional të shoqatës dhe reputacionin kriminal të grupit kriminal”.
57- vjeçarja Anna Donelli, vullnetare në burgun e Breshias dhe shpesh arbitronte edhe ndeshjet e kalçetos mes të rinjve, dyshohet se ka pasur një rol kyç në pastrimin e parave dhe fshehjen e të kërkuarve të drejtësisë. Ajo u zbulua pas hetimeve disa mujore dhe lajmi ka bërë xhiron e rrjetit në pak orë.