75 Mall Live Search
18:28 / E Enjte, 07 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Arrestohet Naser Avdyli, i dënuar për terrorizëm

Policia e Kosovës ka arrestuar të kërkuarin Naser Avdyli, i cili është i dënuar nga Gjykata për pjesëmarrje në luftën e Sirisë.

Lajmin për arrestimin e Avdylit e konfirmuan burime të KALLXO.com brenda Policisë.

37 vjeçari nga një fshat i komunës së Dragashit ka qenë në arrati.

Në prill të vitit të kaluar, Gjykata Themelore e Prishtinës e kishte dënuar Avdylin me 4 vjet e gjysmë burg. Ai kishte qenë në mesin e nëntë të akuzuarve që u shpallën fajtorë për terrorizëm në bazë të një aktakuze të ngritur nga Prokuroria Speciale.

Në qershor të këtij viti, Gjykata e Apelit i kishte vërtetuar dënimet e dhëna nga Gjykata Themelore, duke refuzuar ankesat e mbrojtjes së të dënuarve.