75 Mall Live Search
09:31 / E Diele, 29 Dhjetor 2024 / MSH

Arrestohet në aeroport, i dyshuari që kanosi një prokuror

Policia e Kosovës ka arrestuar një kosovar në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës.

I njëjti u arrestua nën dyshimin se ka kanosur një viktimë, përkatësisht një prokuror të shtetit, përmes rrjeteve sociale.

Sipas njoftimit të policisë, i dyshuari, i cili u arrestua pas një hetimi të zhvilluar, është dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit.

Autoritetet kanë nisur procedurat ligjore kundër tij.