13:01 / E Shtunë, 29 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Arrestohet në Bardhosh i dyshuari për vrasje në tentative dhe keqpërdorim seksual

Drejtoria Rajonale e Policisë në Prishtinë, respektivisht njësiti për Hetime të Përgjithshme  të mbështetur nga njësite te specializuara,  kanë realizuar një operacion që ka rezultuar me arrestimin e një personi te dyshuar. Operacioni është zhvilluar ne dy lokacione ne fshatin Bardhosh të Prishtinës dhe fshatin Dyz të Podujevës.

Ne fshatin Bardhosh është hasur dhe arrestuar i dyshuari P.Bajoku i cili kërkohej për dy vepra ,,Vrasje e rend ne tentativë”  dhe ,, Keqpërdorim seksual i personit nen moshën 16 vjeçare” .

Po ashtu në Bardhosh është konfiskuar një automjet te tipit Opel Corsa , ngjyrë te zezë, pronë e të dyshuarit. Pjese e operacionit ka qene edhe bastisja e shtëpisë së të dyshuarit ne fshatin Dyz, ku është gjetur një laborator i modifikuar qe dyshohet se është përgatit për kultivimin e bimëve narkotike – kanabisit.

Personi i dyshuar është dërguar ne qendrën e mbajtjes për 48 ore, ndërkohë që hetuesit po kryejnë veprimet e nevojshme para se rasti t’i kaloj gjykatës./Indeksonline/