75 Mall Live Search
17:15 / E Martë, 23 Prill 2019 / indeksADMonline

Arrestohet në Bullgari personi i pestë për grabitjen në Rinas

Një tjetër person është arrestuar në lidhje me grabitjen në Rinas.

Ngjarja është në zhvillim dhe nuk dihen ende detaje mbi identitetin dhe përfshirjen e tij në këtë ngjarje, megjithatë tashmë numri total i të arrestuarve për grabitjen ka shkuar në pesë.

Policia njofton se është në kërkim edhe të personave të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje ku thuhet se u grabitën 6.5 milion euro.

Dy ditë më parë Policia bëri ndalimin e katër personave 3 prej të cilëve në qytetin e Elbasanit dhe njëri nga Fushë-Kruja./Albeu/