75 Mall Live Search
17:37 / E Enjte, 08 Korrik 2021 / OSH

Arrestohet në Drejë 28 vjeçari, që tre vite po i ikte Policisë

Policia e Kosovës ka arrestuar një 28 vjeçar në fshatin Drejë të Istogut.

Indeksonline mëson se i arrestuari ka inicialet L.N dhe është i dënuar për veprën penale “Vjedhje”.

Ai me 27 gusht të vitit 2018,me aktgjykim të plotë të Gjykatës Themelore në Prishtinë e kishte dënuar atë por ai i kishte ikur vuajtjes së dënimit.

L.N menjëherë pas arrestimit është dërguar në qendër të paraburgimit në Prishtinë. /Indeksonline/