75 Mall Live Search
09:32 / E Hënë, 26 Janar 2026 / P M

Arrestohet në Dubai Bujar Sefa

Raportohet se është arrestuar në Dubai, Bujar Sefa i shpallur në kërkim nga SPAK-u si pjesë e grupit “Rraja”.

Burime për A2 CNN-i bëjnë të ditur se Bujar Sefa alias Xaka nga Kruja u shpall në kërkim nga SPAK-u më 15 dhjetor 2025 si pjesë e një grupi që kishte trafikuar marijuanë dhe kokainë drejt vendeve të BE.

Departamenti për Marrëdhëniet Ndërkombëtare në Drejtorinë e Përgjithshme në Policinë e Shtetit ka nisur kontaktet me autoritetet në Dubai për ekstradimin e tij drejt Shqipërisë.