75 Mall Live Search
22:31 / E Mërkurë, 13 Mars 2024 / Gj. Sh

Arrestohet në Dubai futbollisti holandez

Futbollisti holandez, Quincy Promes është arrestuar ditën e sotme në Dubai.

Arrestimi lidhet me një kërkesë ekstradimi nga Holanda, pasi një muaj më parë ishte dënuar me 6 vite burg, shkruan IndeksOnline.

Promes u dënua me 6 vite burg nga gjykata e Amsterdamit, pasi u shpall fajtor se kishte marr pjesë në një operacion të madh të trafikut të drogës.

Ai shtë përfshirë në një dërgesë përmes portit të Antwerp të një ngarkese prej mbi 1350 kilogramësh kokainë.

Promes po ashtu gjatë vitit 2023 u dënua për therjen me thikë të kushëririt të tij, lidhur me vjedhjen e një xhevahiri gjatë një feste në një shtëpi në Abcoude të Holandës./IndeksOnline/