11:30 / E Premte, 05 Mars 2021 / k.v

Arrestohet në flagrancë duke konsumuar drogë

Është arrestuar një person i dyshuar në rrugën “Ibrahim Rugova” në Prishtinë, pasi që ai është hasur duke konsumuar substancë narkotike dhe se gjatë kontrollit tek ai janë gjetur dhe sekuestruar 1 cigare dhe 3 qese me substancë narkotike – lloji marihuanë me peshë prej 4 gramësh.

Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, i cili ka urdhëruar që pas intervistimit i dyshuari të lirohet në procedurë të rregullt.

Rasti vazhdon të hetohet nga njësitet përkatëse të policisë./IndeksOnline/