Arrestohet në Gjakovë një i dyshuar për sulm seksual
Policia e Kosovës njofton se një person është arrestuar në Gjakovë nën dyshimin se ka sulmuar seksualisht në mbrëmjen e së hënës një grua.
Sipas raportit 24-orësh të policisë, i dyshuari është dërguar në mbajtje dhe viktima është intervistuar, raporton Indeksonline.
Gjakovë / 23.03.2026 – 19:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi ai dyshohet se kishte sulmuar seksualisht viktimën femër kosovare. Lidhur me rastin viktima është intervistuar, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje./Indeksonline/

