75 Mall Live Search
11:10 / E Martë, 10 Shkurt 2026 / OSH

Arrestohet në Gjakovë një person në kërkim ndërkombëtar

Policia në Gjakovë, përkatësisht Njësia patrulluese, ka arrestuar një person në bazë të një urdhërarresti ndërkombëtar të lëshuar nga Republika e Shqipërisë.

Personi i dyshuar, N.C., mashkull, shtetas i Republikës së Kosovës, i moshës 30 vjeç, ishte në kërkim ndërkombëtar dhe i dënuar me pesë (5) vjet burgim nga autoritetet e drejtësisë në Republikën e Shqipërisë për veprën penale: “Vjedhje me pasoja të rënda”.

Me urdhër të prokurorit të shtetit, ai është ndaluar për 48 (dyzet e tetë) orë, me qëllim të vazhdimit të procedurave të mëtejme ligjore./Indeksonline/