Arrestohet në Gjilan personi i dyshuar për vjedhje të rëndë

Stacioni Policor në Gjilan kishte pranuar një ankesë për një rast vjedhje e rëndë, që kishte ndodhur në një fshat të komunës së Gjilanit.
Pas një pune hetimore mirë të organizuar, sot Njësimi i Hetimeve Rajonale Gjilan ka arritur që të e lokalizoj dhe rrjedhimisht të e arrestojë të dyshuarin F.A. (1993), i cili dyshohet se është i involvuar në këtë rast.
Dyshohet se me këtë rast ishin vjedhur një shumë e konsideruar e eurove dhe frangave zvicerane.
I dyshuari është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës.
Në lidhje me rastin është njoftuar Prokurori i Shtati i cili ka urdhëruar që rasti të procedohet në Prokurorinë Themelore Gjilan me kallëzim penal për veprën penale ,,Vjedhje e Rendë’’ ndërsa i dyshuari të ndalët në mbajtje për 48 orë./IndeksOnline/