Arrestohet në Lipjan një 34-vjeçar i kërkuar me urdhërarrest gjyqësor

Policia e rajonit të Prishtinës ka vazhduar operacionet për kapjen e personave të kërkuar për vepra penale.
Si rezultat i një aksioni të ndërmarrë nga zyrtarët policorë të Lipjanit, është arrestuar N.G, 34 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, i cili ishte në kërkim me urdhërarrest të lëshuar nga gjykata.
Pas arrestimit, ai është dërguar në vuajtje të dënimit prej dy vjetësh.
Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në luftimin e kriminalitetit dhe ekzekutimin e vendimeve gjyqësore.