Arrestohet në Mal të Zi shtetasi i kërkuar shqiptar për kultivim të bimëve narkotike

Policia në Mal të Zi ka arrestuar shtetasin e kërkuar M. D., 31-vjeç, pasi ky i fundit ishte shpallur në kërkim nga policia shqiptare për veprën penale kultivimi i bimëve narkotike.
Policia në Mal të Zi ka arrestuar shtetasin e kërkuar M. D., 31-vjeç, pasi ky i fundit ishte shpallur në kërkim nga policia shqiptare për veprën penale kultivimi i bimëve narkotike.
Arrestimi i M.D. u krye si pjesë e operacionit ndërkombëtar “The Wanted”, për arrestimin me qëllim ekstradimin, të shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Shtetasi shqiptar ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, me vendimin e datës 23 prill 2025, i ka caktuar masën e sigurisë arrest me burg, për kultivim të bimëve narkotike, i kryer në bashkëpunim, raporton KosovaPress.
Dyshohet se M. D. ka bashkëpunuar me një shtetas të arrestuar më herët si pjesë e operacionit Vakumi, për kultivimin e 1640 bimëve narkotikëve, në Gocaj e Rraboshte të bashkisë Lezhë.
Gjatë operacionit policor janë sekuestruar rreth 34 kilogramë lëndë e dyshuar narkotike kanabis sativa, e paketuar për shitje.
Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet e Malit të Zi, vijon punën për finalizimin e procedurave të ekstradimit të shtetasit M. D. në Shqipëri.