75 Mall Live Search
20:37 / E Hënë, 04 Shtator 2023 / AR

Arrestohet në Malishevë i dyshuari për vrasjen e djeshme në Prizren

Është arrestuar Aziz Gashi, i dyshuar për vrasjen e së dielës në lagjen “Arbana” në Prizren.

Kështu ka konfirmuar për Indeksonline zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

“Sot gjatë ditës kanë vazhduar hetimet. Është bastisur një lokacion aty është gjetur arma… operacionet kanë vazhduar në lokacione të ndryshme. Në fshatin Tërpezë të Malishevës është arrestuar i dyshuari”, tha Bytyqi për Indeksonline.

Ai vrau dje 48-vjeçarin Beqir Morina, për motive ende të panjohura.

Siç njofton Policia, për ta kryer vrasjen përdori një pushkë automatike nga një veturë në lëvizje.

Viktima, Beqir Morina