10:04 / E Shtunë, 03 Korrik 2021 / OSH

Arrestohet në Merdare personi që po i ikte dënimit me burg

Policia e Kosovës ka arrestuar rreth orës 05:00 të mëngjesit të sotëm një person në pikën kufitare në Merdare.

Indeksonline mëson se i arrestuari është me inicialet S.K. Ai është i dënuar me burg, por S.K ishte duke i ikur Policisë.

Për shkak që s’po dorëzohej tek autoritetet e rendit, Gjykata Themelore në Gjakovë, Dega në Malishevë kishte lëshuar urdhër-arrest ndaj tij.

Ai është dërguar në burgun e Hajvalisë në Prishtinë për vuajtje të dënimit. /Indeksonline/