75 Mall Live Search
22:34 / E Mërkurë, 26 Qershor 2024 / S Z

Arrestohet në Mitrovicë një person i dyshuar për spiunazh

Prokuroria Speciale e Kosovës, ka njoftuar se sonte në Mitrovicë është arrestuar një person, i dyshuar për “spiunazh”.

Në një njoftim për media, Prokuroria ka bërë të ditur se pas hetimeve disa mujore, gjatë mbrëmjes së sotme në regjionin e Mitrovicës, është arrestuar i dyshuari me inicialet  A.V.

“Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, pas zhvillimit të hetimeve disa mujore në bashkëpunim me Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë dhe Policinë e Kosovës – Drejtorinë Kundër Terrorizmit sot në mbrëmje, në regjionin e Mitrovicës  ka arrestuar një person. I arrestuari A.V. dyshohet për kryerjen e veprës penale “Spiunazhi”, nga neni 124 të KPRK-së”, thuhet në njoftim.

Në njoftim po ashtu thuhet se i njëjti me aktvendim të Prokurorit të Shtetit nga Prokuroria Speciale  është ndaluar prej 48 orësh dhe për momentin nga Policia e Kosovës janë duke u kryer bastisje në banesën e të dyshuarit./Indeksonline/