75 Mall Live Search
18:36 / E Mërkurë, 05 Qershor 2024 / LB

Arrestohet në Obiliq grabitësi i këmbimores në Tophane, është i plagosur (Pamje nga vendi i ngjarjes)

Një grabitje me armë zjarri ka ndodhur sot rreth orës 15:15 në lagjen Tophane në kryeqytet.

Cak i grabitjes ka qenë një këmbimore, me ç’rast i dyshauri ka shtënë me  armë zjarri  AK-47.

Përkitazi me këtë ngjarje detaje ka dhënë policia e Kosovës.

“Pas marrjes së informacionit, zyrtarët e  Policisë së Rajonit të Prishtinës kanë dalë në vendngjarje,  kanë ndërrmarrë të gjitha masat e nevojshme operativo-policore dhe pak minuta pas raportimit të rastit, kanë arritë që në Obiliq të arrestojnë  personin dyshuar i cili është i lënduar”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e policisë.

Njoftimi i plotë:

Sot rreth orës 15:15, është raportuar për një rast  grabitje në një këmbimore në lagjen Tophane në Prishtinë, me ç’rast i dyshauri ka shtënë me  armë zjarri  AK-47.

Si reagim ndaj të shtënave të të dyshuarit, në përpjekje për të parandaluar grabitjen  një qytetar po ashtu ka shtënë me armë zjarri.

Pas marrjes së informacionit, zyrtarët e  Policisë së Rajonit të Prishtinës kanë dalë në vendngjarje,  kanë ndërrmarrë të gjitha masat e nevojshme operativo-policore dhe pak minuta pas raportimit të rastit, kanë arritë që në Obiliq të arrestojnë  personin dyshuar i cili është i lënduar.

Të njëjtit për shkak të lëndimeve ( dyshohet të jetë plagosur) i është ofruar tretmani i nevojshëm mjekësor.

Ndërlidhur me rastin policia ka sekuestruar :

-veturën e të dyshuarit, si dhe,

-një armë automatike, të tipit  AK-47.

Ndërkaq hetuesit po vazhdojnë me ndërmarrjen e  veprimeve hetimore  policore për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes.