75 Mall Live Search
14:27 / E Martë, 04 Janar 2022 / AR

Arrestohet në Panama i përfshiri në vrasjen e presidentit të Haitit

Një anëtar i dyshuar i grupit të përfshirë në vrasjen e presidentit të Haitit, Jovenel Moïse, është arrestuar në Panama, pas lirimit të tij nga një gjykatë në Xhamajka.

Mario Antonio Palacios, 43 vjeç, një ish-anëtar i ushtrisë kolumbiane, akuzohet nga autoritetet haitiane si pjesë e një grupi mercenar që torturoi dhe vrau Moïse dhe plagosi gruan e tij, Martine, gjatë një sulmi në shtëpinë private të Moïse në korrik të vitit të kaluar.

Palacios ka pranuar në një intervistë për mediat se ishte në dhomën e gjumit të Moïse gjatë sulmit në të cilin presidenti vdiq, por ka mohuar të jetë i përfshirë në vrasje, raporton The Guardian, transmeton Indeksonline.

Palacios hyri ilegalisht në Xhamajkë dhe aty u ndalua në burg, ndërsa gjykatat shqyrtonin një kërkesë nga Haiti për ekstradimin e tij.

Xhamajka në vend të kësaj urdhëroi deportimin e tij në Kolumbi, por gjatë tranzitit për në vendin e tij nëpërmjet Panamasë ai u kap në aeroport dhe besohet se u dërgua në SHBA./Indeksonline/