75 Mall Live Search
10:03 / E Martë, 25 Shkurt 2025 / S Z

Arrestohet në Pejë një grua për dhunë në familje, i rrahu një burrë dhe një grua

Policia  në Pejë ka arrestuar një femër për dhunë në familje. E dyshuara i kishte sulmuar fizikisht një burrë dhe një grua. Si pasojë e sulmit, njëri nga viktimat ka pësuar lëndime trupore dhe i është ofruar trajtim mjekësor.

“Pejë/ 24.02.2025-18:40. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare, pasi që ajo dyshohet se ka sulmuar fizikisht dy viktimat një mashkull dhe një femër kosovare. Si pasojë e sulmit njëra nga viktimat ka pësuar lëndime trupore dhe i është ofruar trajtimi mjekësor. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit e dyshuara është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë. /Indeksonline/